Telegrafi

iPad lider i tregut deri në 2015

Firma e kërkimeve gjithashtu ka parashikuar se Apple, e cila muajin e kaluar e lansoi versionin e ri të tabletit, iPad 2, do të mbajë rreth 69 për qind të tregut të tabletëve edhe gjatë këtij viti.

Ndërsa, në vitin 2015, Gartner thotë se Apple prap do të jetë lider i tregut por me vetëm 47 për qind.

Ndërsa, Google Android e cila përdoret nga një spektër i madh i kompjuterëve tablet, pritet ta mbajë vendin e dytë, duke e ngritur pjesëmarrjen e saj në treg edhe gjatë viteve të ardhshme.

Për Android parashikohet që pjesëmarrja në treg do të ngritet nga 20 në 39 për qind, deri në vitin 2015.

Ndërsa, Gartner thotë se vendin e tretë do ta mbajë kompania Research In Motion, e cila është e njohur me tabletin e saj PlayBook, si dhe telefonat BlackBerry. / Telegrafi /