Telegrafi

iPad humb pjesë të tregut, por përsëri dominon!

Sipas raportit të ri të IDC-së, iPad (në të gjitha versionet e saj) është ende tableti më i famshëm në botë. Apple ka deklaruar se mban 43.6 për qind të pjesës së tregut për tremujorin e fundit, pasi ka shitur 22.9 iPad.

Modelet e ndryshme të iPad, tabletëve të bazuar në iOS kanë humbur 6.8 për qind të tregut, ndërsa rritja e tregut të tabletëve ka vazhduar. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, dërgesat totale të tabletëve janë rritur për 75.3 për qind në total.

Pas Apple, si lider i tregut, vendin e dytë e zë Samsung me 15.1 për qind të tregut ose 7.9 milionë tablet të shitur, ndërsa Amazon mban 11.5 për qind, e përcjell nga ASUS me 5.8 për qind, dhe Barnes Noble me 1.9 për qind. / Telegrafi /