Telegrafi

iPad HD vjen në vjeshtë?

Mirëpo, për shkak se para pak kohës, Apple kishte lansuar iPad 2, pritet që modeli i ri i këtij tableti të jetë më ndryshe sa i përket dizajnit, por edhe emrit që do ta mbajë.

Nëse Apple do ta lansojë iPad-in e ri gjatë vjeshtës së këtij viti, besohet se i njëjti do të quhet iPad HD, pasi që ky model do të posedojë rezolucion më të madh të ekranit (2048 x 1536), dhe dizajni i tij do të jetë më ndryshe sesa ai i iPad 2.

Për më shumë, Apple iPad HD do të ishte një version i tabletit i cili i dedikohet segmentit profesional të tregut, dhe do të hynte në linjën “premium” të produkteve të Apple.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse vjeshta e këtij viti, do të sjell dy pajisjet e shumëpritura nga Apple; iPhone 5 dhe iPad 3 ose HD. / Telegrafi /