Telegrafi

iPad feston 1 vjetorin (grafikë)

Para lansimit të tabletit që sot ka marrë më shumë se 90 për qind të tregut të kompjuterëve tablet në mbarë botë, ishin përhapur shumë fjalë dhe spekulime se si do të mund të duket dhe të funksionojë ky tablet.

Madje, kishte edhe sugjerime se tableti i Apple do të quhej iSlate. Të tjerët thonin se nuk do të jetë asgjë më shumë se sa një iPhone i madh. Më vonë, artistët kishin krijuar edhe një pikturë e cila pasqyronte të gjitha thashethemet lidhur me pajisjen që më voni doli të jetë një sukses i madh për kompaninë Apple.

Një vit më vonë, thuhet se së shpejti në treg do të paraqitet edhe gjenerata e dytë e këtij tableti, apo siç është emërtuar ndryshe edhe si iPad 2.

Për të festuar një vjetorin e iPad, zhvilluesit e faqes OnSwipe kanë krijuar edhe një info-grafikë e cila paraqet të kaluarën edhe të ardhmen e mundshme për tabletin numër një në botë për momentin, atë iPad. / Telegrafi /