Qindra qytetarë janë mbledhur për një ankand të organizuar nga policia e Skocisë, të cilët kanë nxjerrë në shitje gjësende të ndryshme që i kanë sekuestruar nga hajnat.
Ankandi i mbajtur në Newport ka nxjerrë në shitje gjësende të ndryshme të shtrenjta, ku 90 për qind prej tyre janë sekuestruar nga një çift bashkëshortor në Skoci, transmeton Telegrafi.
Dyshja që shtireshin si punëtorë të bankës, u telefonin viktimave të vjedhjeve duke u thënë se llogaritë e tyre janë kompromentuar, dhe se duhet mjetet t’i bartin në një llogari më të “sigurt”.
Por, pasi ata u arrestuan në janar të vitit 2015, gjësendet e vjedhura janë konfiskuar në shtëpinë e tyre në Glasgow, përfshirë këtu edhe 10 mijë funte para të thata, përfshirë edhe çanta të disenjatorëve të famshëm, këpucë dhe stoli që kapnin vlerën e mbi 100 mijë funteve.
Pas hetimeve të kryera është konstatuar se në llogaritë e dyshes figuronte një shumë e majme e të hollave, që kalonte shifrën e 250 mijë funteve që ua kishin vjedhur personave të ndryshëm, duke i gënjyer se po i transferojnë në llogari të sigurta.
Këto para ata i kanë shfrytëzuar për të bërë pushime luksoze në Dubai. Ndërsa gjësendet tjera që janë konfiskuar nga policia janë shitur sipas procedurave të aktit kriminal.
“Të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e gjësendeve do të shkojnë në arkën e shtetit. Ndërsa disa gjëra që u janë vjedhur personave të ndryshëm u janë kthyer pasi janë identifikuar nga policia”, ka deklaruar njëri nga zyrtarët policor.
Por këto gjësende të shtrenjta kanë zgjuar interesim të madh të qytetarëve, e në veçanti të femrave që shpresojnë të blejnë ndonjë çantë të shtrenjtë me pak para siç është çanta e markës Louis Vuitton që shitet për 415 funte.
Njëjtë është duke vepruar një grua tjetër e cila shpreson që Cartier që kap vlerën e 10 mijë funteve ta blejë për 2.620 funte.