Telegrafi

iPad bie, tregu i tabletëve në rënie

iPad i Apple edhe një herë zuri vendin e parë në treg, edhe pse tableti i famshëm ka rënë në 32.5 për qind të tregut, ndërsa Samsung e ka ruajtur vendin e dytë me rritje në pjesëmarrjen e saj në treg, e cila ka arritur në 22.3 për qind.

Asus ka mbetur i qëndrueshëm në vendin e tretë në 5 për qind të tregut, i pasuar nga Lenovo me 4.1 për qind dhe Amazon, i cili ka rënë në 1.9 për qind.

Vlerësimet më të fundit të tregut vijnë nga IDC, e cila thotë se tregu i tabletëve u rrit vetëm 3.9 për qind nga vit në vit.

Humbjet e Apple në treg janë për shkak të suksesit të vazhdueshëm nga konkurrentët e saj të mëdhenj e të vegjël, duke bërë që lideri i tregut të shesë "vetëm" 16.4 milionë njësi në tremujorin e parë të vitit.

Në anën e Android, Samsung siguroi edhe një herë vendin e dytë me rreth 11.2 milionë njësi të shitura, me një rritje prej më shumë se 5 për qind.

Asus ka shitur 2.5 milionë njësi gjatë tremujorit të parë të vitit, ndërsa Lenovo ka shitur 2.1 milion njësi, dhe Amazon renditet e pesta me 1 milion njësi.

Ndërkohë që këto shifra janë të bazuara në të dhënat paraprake, ia vlen të përmendet se rritja e ngadalësuar është parë në fund të vitit 2013, dhe po vazhdon edhe në këtë vit.

Me fjalë të tjera, duket se tregu i tabletëve po fillon të bëhet më i pjekur, dhe po niset drejt rënies. / Telegrafi /