Në kuadër të këtyre aplikacioneve përfshihen edhe ato që janë krijuar për iPad 2, ndërsa të njëjtat tashmë janë aprovuar në iTunes.
Kjo është nëj rritje mbresëlënëse e numrit të aplikacioneve për 16 muaj, dhe tejkalim i objektivit për 100 mijë aplikacione, duke marrë parasysh që para lansimit të këtij kompjuteri tablet, ishte vlerësuar si një “pajijse e vdekur” , ndërsa përdoruesit shqiptar të teknologjisë e quanin atë “iPhone i madh”.
Megjithatë, ky numër i aplikacioneve unike për iPad ende nuk është konfirmuar nga Apple, mirëpo një gjë të tillë mund ta bëni vetë, duke e vizituar dyqanin virtual të aplikacioneve në iPad, në këndin e majtë. / Telegrafi /