Telegrafi

iPad Air 3 vjen me dizajn të ri, më ndryshe!

Ndërsa tani në internet janë shfaqur disa pamje të kornizës së re të të tabletit, me të cilën konfirmohen ndryshimet në dizajn të gjeneratës së re të tabletit.

Korniza e re e iPad Air është shfaqur në Alibaba, për të cilën ka raportuar Macotakara.

Bashkë me këtë dizajn të ndryshuar – iPad Air 3 pritet gjithashtu të ketë një procesor më të shpejtë se modeli aktual, ndërsa është përfolur të vijë me procesorin më të ri të Apple – A9X që filloi me iPad Pro.

Ndër të tjera pritjet janë që iPad Air 3 të ofrojë edhe më shumë RAM memorie, kamera më të avancuara si dhe ndryshime të tjera. (Telegrafi)