Telegrafi

iPad Air 2 – tableti më i hollë në botë?

Këto deklarata vijnë nga burime anonime brenda kompanisë Apple, duke shtuar se tableti i ri i kompanisë do të sjell dizajn unik dhe ndriçim të ri të ekranit, dhe këto tipare do ta bëjnë iPad Air 2 tablet më të hollë për 0.5mm sesa versioni aktual.

iPad Air aktual është 7.5mm i hollë, dhe me këtë ndryshim, iPad Air 2 do të jetë vetëm 7mm i hollë.

Mirëpo, për ta shitur si tabletin më të hollë në botë, Apple duhet të punojë edhe pak në këtë drejtim, pasi që tableti i kompanisë Sony, Xperia Z2 Tablet është vetëm 6.4mm i hollë.

Por Apple gjithnjë e ka mundësinë që të thotë se iPad Air 2 është tableti më i hollë i kompanisë, deri më sot.

Përveç hollësisë, iPad Air 2 pritet të sjell dizajn të ngjashëm me paraardhësin e tij, edhe pse për ta ditur saktësisht këtë detaj duhet të pritet data zyrtare e lansimit të tabletit të Apple. (Telegrafi)