Telegrafi

iPad Air 2: Më i shpejtë, më i hollë dhe me Touch ID

Versioni i ri i tabletit të Apple është 18 për qind më i hollë sesa versioni paraprak i iPad Air, duke e bërë atë tabletin më të hollë në botë. Modeli i ri i tabletit është aq i hollë sa edhe nëse i ngjesim dy versione të reja të tij, ende janë më të hollë sesa i pari.

Drejtori i Apple, Tim Cook duke e prezantuar tabletin e ri të kompanisë së tij, e ka kthyer atë kah publiku, dhe ka thënë “Shikoni se sa i hollë është. A mund ta vëreni?

Sikurse modelet paraprake, versioni i iPad Air 2 me WiFi fillon prej 499 dollarëve, për memorien me 16GB. Ndërsa, për modelin tjeter më katerfish më shumë memorie duhet të shtohen 100 dollarë më shumë, ndërsa për atë me 128GB duhet paguar 699 dollarë. Versioni i njëjtë i tabletit që mundëson edhe rrjetin LTE (4G) paguhet edhe 130 dollarë më shumë.

Para-porositë për iPad Air 2, si dhe iPad mini 3 do të fillojnë sot, ndërsa dërgesat e tabletëve tek përdoruesit do të arrijnë pas një jave.

Ekrani me tiparin anti-reflektues e ulë shkëlqimin për 56 për qind, në krahasim me modelin e kaluar, ndërsa Apple thotë se ky tablet posedon reflektimin më të ulët në krahasim me secilin tablet tjetër që gjendet në treg për momentin.

Procesori i ri i tabletit – A8X është 12 herë më i shpejtë sesa ai procesori i mëhershëm i iPad, i njohur si A4, ndërsa performance e grafikave është 180 herë më e shpejtë. Procesori A8X është dizajnuar ekskluzivisht për iPad Air 2, dhe përkundër gjithë performancës kulmore, tableti ende mban deri në 10 orë jetëgjatësinë e baterisë.

Tableti gjithashtu ofron Apple M8, çipin i cili e përcjell lëvizjen dhe përfshin një sensor barometrik me presion, në të cilin zhvilluesit mund të llogarisin për zhvillimin e aplikacioneve të ndryshme.

Kamera e iPad Air 2 është përditësuar me iSight në 8MP, që mundëson incizimin e videove në 1080p HD.

iPad Air 2 gjithashtu mundëson shkrepjen e fotografive panoramike deri në 43 MP. Në këtë model të tabletit është përfshirë edhe funksioni Burst Mode dhe Timelapse, për fotografi dhe video në slow-motion me 120 kënde për sekondë.

Kualiteti i audios gjithashtu është përmirësuar duke ju falendëruar dy mikrofonëve që janë përfshirë edhe në anën e përparme dhe të pasme të tabletit të Apple, iPad Air 2. (Telegrafi)