Telegrafi

iPad 5 vjen në fund të vitit?

Sipas disa burimeve jo-zyrtare thuhet se data e lansimit të iPad 5 pritet të jetë tremujori i fundit i vitit 2014. 

Analisti i KGI-së, Ming-Chi Kuo ka zbuluar se furnitorët e komponentave të tabletit të Apple do të fillojnë furnizimet e tyre në pjesën e fundit të vitit, gjë që nënkupton se iPad 5 do të mund të debutojë në treg gjatë festive të fundvitit.

Karakteristikat të cilat besohet se do ti sjell iPad’i i ri përfshijnë edhe rrjetin LTE, dizajnin e ri të pajijses e cila do të duket ngjashëm me iPad Mini, si dhe dy versionet e ekranit të tabletit që do të jenë me ose pa teknologjinë Retina. / Telegrafi /