Telegrafi

iPad 5, gjatë verës?

Sipas raportit të Digitimes i cili është i afërt me burimet dhe njerëzit që po punojnë në këtë project, thuhet se Apple i ka porositur furnitorët e saj që të fillojnë me përgatitjet për prodhimin e iPad 5, të cilin kompania do ta lansojë në korrik ose gusht të këtij viti.

Raporti i Digitimes dallon prej atij të blogut të iMore, i cili thoshte se iPad 5 mund të debutonte në treg gjatë këtij muaji, edhe pse në postimin e iMore thuhej se një gjë e tillë nuk është ende e sigurtë. / Telegrafi /