Telegrafi

iPad 3 prezantohet më 7 mars?

Tani, është marrë vesh se ngjarja speciale e cila i është kushtuar platformës mobile iOS 5.1 do të përfshijë edhe prezantimin e iPad 3, dhe se kjo do të ndodhë më 7 mars 2012.

Edhe gjatë viteve të kaluara, Apple e ka bërë lansimin e iPad gjatë ditës së mërkurë, dhe këtë vit duket se kompania nuk do të bëjë përjashtime, pasi që data e prezantimit të iPad 3 i bie të jetë dita e mërkurë, më 7 mars.

Sipas burimeve jo-zyrtare, Apple do të prezantojë gjeneratën e tretë të iPad në teknologjinë LTE, mirëpo që versioni i 4G LTE iPad 3 do të vijë Verizon Wireless ose AT&T.