Telegrafi

iPad 3 në fund të vitit 2012?

Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen njoftimeve të publikuara në blogun Apple Insider, ku thuhet se viti 2011 nuk do të sjellë një surprizë të tillë. Aty thuhet gjithashtu se prototipi i gjeneratës së re iPad 3 mund të dalë në fund të vitit 2012.

iPad 1 dhe iPad 2, kanë qënë tabletët që kanë shënuar shitjet rekord në SHBA. Vetëm tre muajt e fundit janë shitur të paktën 9 milionë iPad. /Telegrafi/