Telegrafi

iPad 3 me ekran AMOLED?

Lajmi i fundit që lidhet me këtë model ende të pa paralajmëruar zyrtarisht nga Apple, është se i njëjti do të përmbajë ekran të ndjeshëm në prekje me teknologjinë AMOLED, të cilën do ta prodhojë Samsung.

Sipas një raporti, thuhet se drejtori i teknologjisë në Apple, Tim Cook e ka vizituar fabrikën e Samsung, Gen 5.5, e cila prodhon ekranet AMOLED, ndërsa kjo vizitë ka shërbyer për të parë mundësitë e bashkëpunimit me këtë prodhues sa i përket ekranit të iPad 3.

Natyrisht se për momentin, kjo është vetëm një e thënë e pa-konfirmuar, dhe me siguri do të duhet të presim deri në vitin e ardhshëm për të parë nëse iPad 3 do të ketë këtë lloj teknologjie në ekranin e saj. / Telegrafi /