Telegrafi

iPad 3, gjatë muajit shkurt 2012?

Megjithatë, edhe sot e kësaj dite ende nuk dihet asgjë për pamjen e mundshme të iPad 3, ndërsa ekspertët e tekonologjisë thonë se kërkesa për tablet do të shkojë në rënie.

Mirëpo në anën tjetër ka ende shumë njerëz që janë shumë entuziast për modelin e ri të iPad, sikurse kanë qenë edhe për iPad 2.

Nëse Apple vazhdon të rrezikohet nga kërkesa e madhe për Kindle Fire dhe kostoja e ulët e këtij tableti, apo edhe nga performancat e avancuara sikurse ato të Asus Eee Pad Transformer Prime, i cili vjen me procesor me pesë bërthama Tegra 3, atëherë shkurti duket se do të jetë data finale kur Apple do të duhet të paraqes modelin e ri të tabletit, iPad 3. / Telegrafi /