Telegrafi

iPad 3 gati për prodhim?

Mirëpo, tani sërish kanë filluar thashethemet për iPad 3,  ndërsa është All Things Digital mediumi i cili ka disa burime të informacionit për tabletin e ri të Apple. 

Gjithashtu, sipas Susquehanna Financial thuhet se iPad 3 është nisur për prodhim, dhe ky lajm bazohet në rrjetin e furnizimit të Apple, dhe nëse del të jetë kështu, atëherë tableti më i ri i Apple do të jetë në treg në fillim të vitit të ardhshëm. 

Lajmi i fundit që është dëgjuar për iPad 3 është se ky version do të ketë ndërfaqe me rezolucion më të lartë se iPad 2, si dhe diagonale më të gjerë të ekranit të ndjeshëm në prekje. / Telegrafi /