Telegrafi

iPad 2 vjen me ngjyrë të bardhë?

Ajo që është konsensus i përgjithshëm është se iPad 2 do të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe me ekran të përmirësuar (por ai nuk do të jetë ekran Retina siç është në iPhone 4). Po ashtu ai do të funksionojë në rrjetet GSM e CDMA si dhe do të ketë dy kamera.

Në fakt, një prej arsyeve pse kornizat e ekraneve të Apple janë të zeza është se nga pikëpamja vizuale e paraqesin fotografinë më mirë.

Kjo fotografi e paraqitur me tekstin ka rrjedhë nga Kina, siç raporton portali teknologjik 9to5 Mac, mirëpo nuk do të ishte aspak e pazakonshme nëse Apple vendos edhe për ngjyrë të bardhë të tabletit të vet. Si çdo herë më parë, Apple edhe kësaj radhe është bukur enigmatike kur bëhet fjalë për specifikat e pajisjes. Megjithatë, nuk e ka fort larg, sepse do ato do t’i marrim vesh më 2 mars. /Telegrafi/