Telegrafi

iPad 2 edhe me versionin 4G LTE?

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Verizon, Daniel Meade së fundmi i ka thënë gazetës Wall Street Journal se ne mund të presim shumë risi tjera për rrjetin 4G të Verizon nga kompania Apple, dhe pyetja që të gjithë e bëjnë është se a do të jetë pikërisht iPad 2, kjo pajisje.

Mirëpo, për momentin këto janë vetëm përfundime të nxjerra nga mediat e ndryshme botërore të cilat komentojnë shumë për produktet e Apple, ndërsa drejtori i Verizon ndoshta ka qenë duke folur për modelin e ri të iPhone, përkatësisht iPhone 5, edhe pse ekziston një mundësi e madhe që Apple të lansojë iPad 2 me 4G, gjatë javës së ardhshme.

Sipas “9 to 5 Mac” thuhet se Apple tashmë ka përgatitur tri versione të ndryshme të tabletit të saj më të ri,iPad 2, dhe nëse ndodh të jetë kështu, atëherë njëri prej këtyre modeleve me siguri se do të jetë për rrjetin 4G të Verizon./ Telegrafi /