Site icon Telegrafi

Iotova: Çështja e emrit duhej të arrinte pajtimin e brendshëm në Greqi e Maqedoni, para publikimit

Nënkryetarja bullgare, Iliana Iotova thotë se propozimet e mundshme për çështjen e emrit të Maqedonisë duhej të bëhen publike vetëm pas arritjes së pajtimit të brendshëm në Greqi dhe Maqedoni.

Kjo përgjigje e saj erdhi për BNR, pas njoftimeve që Republika Maqedonia Ilindenase mund të jetë propozimi i pranueshëm për të dy palët.

“Situata është shumë e ndërlikuar. Në Maqedoni baraspesha është e thyeshme, ashtu si edhe baraspesha politike e brendshme. Do të thoja se situata në Greqi nuk është më pak serioze”, thotë Iotova.

Sipas saj, dalja e porpozimit në publik ka shkaktuar reagime në të dy vendet.

“Dalja e emrit në publik, i konfirmuar apo jo, përmes thashethemeve, nxiti disa qëndrime në Maqedoni dhe Greqi”, shtoi nënkryetarja bullgare, Iliana Iotova./Telegrafi/

Exit mobile version