Telegrafi

iOS Jailbreak: për 4 ditë, thyhen 7 milionë iPajisje!

Përdoruesit e rreth 7 milionë pajisjeve të Apple si iPhone, iPad dhe iPod Touch  kanë thyer restriksionet e vendosura në pajijset e tyre mobile përmes veglës tani të famshme për “jailbreak”, Evasi0n, e cila ishte publikuar të hënën, thuhet sipas Jay Freeman, administratorit të dyqanit të aplikacioneve Cydia, e cila vlen vetëm për pajijset e “çliruara” nga kufizimet e Apple. 

Këto shifra e bëjnë Evasi0n, softuerin me përvetësimin më të shpejtë nga përdoruesit, për të gjitha kohërat, thotë Freeman. 

Deri të enjten mbrëma, dyqani alternativ i aplikacioneve të Freeman ka marrë 5.15 milionë vizita nga iPhone, 1.35 milionë nga iPad dhe 400 mijë nga iPod Touch. Të gjitha këto vizitia ishin nga pajisjet me “jailbreak” të Evasi0n. / Telegrafi /