Telegrafi

iOS dhe Android kanë 1 milion aplikacione

Megjithatë, edhe në këtë numrim të aplikacioneve mobile, ka pak hile, prandaj sasia e tyre reale mund të mos jetë kaq shumë, sa edhe thuhet.

Fillimisht, aplikacionet e të dyja platformave mobile në shumë raste janë numëruar nga dy herë.

Ndërsa, me siguri se vetëm 80 për qind e këtyre aplikacioneve janë ende aktive. Prandaj, shumica prej tyre duplifikohen dhe janë aplikacione që askush nuk i do, dhe kështu numri i aplikacioneve mobile të cilat njerëzit me të vërtetë i shkarkojnë mund të mos jetë më shumë se 800 mijë.

Kështu, ndarja e tregut i jep Android 48 për qind, ndërsa platforma e Apple, iOS mban 52 për qind të tyre.

Mirëpo, është e rëndësishme të thuhet se iPhone ka qenë prezent shumë më herët sesa Android, dhe kjo e fundit po lëviz me hapa shumë të shpejtë. / Telegrafi /