Telegrafi

iOS 9 tani në gjysmën e pajisjeve të Apple

Kompania më e madhe amerikane tha se më shumë se gjysma e pajisjeve të saj tani janë duke përdorur iOS 9. që e bën atë versionin e iOS me rritjen më të shpejtë ndonjëherë.

Apple ia dha publikut pamjen e parë të iOS 9 – softuerit të saj të ri në ngjarjen e saj në shtator që gjithashtu paraqiti versionet më të reja të iPhone dhe iPad.

Shkalla e shpejtë e adoptimit të këtij sistemi operativ vjen pavarësisht që disa përdorues janë ankuar se janë duke pranuar disa Error Messages kur ata janë përpjekur për ta shkarkuar versionin e ri të sistemit operativ të Apple.