Telegrafi

iOS 9 do t’i bllokojë reklamat?!

Sistemi i bllokimit të reklamave, që përfshin bllokimin e JavaScript, cookies dhe imazheve promovuese që më parë ishin përfshirë në Safari për pajisjet desktop, do të përfshihet tani edhe në iOS 9.

Sipas uebit betanews.com, Apple do të mund të ofrojë një listë të faqeve të besueshme, në të cilat përdoruesit e sistemit të ardhshëm operativ mobil, iOS 9, do të mund të shfletojnë pa reklamat e mërzitshme.

Reklamat e tilla dita ditës po bëhen më të panevojshme për shkak të integrimit të videove promovuese në ueb (Youtube).
Për më shumë, Apple nuk ka nevojë për reklama në Safari, mirëpo në anën tjetër bashkëpunon me zhvillues të banerëve dhe reklamave për aplikacionet mobile.

Në ndërkohë, sistemi i bllokimit të reklamave në Safari e dëmton Google, për shkak se shumica e të hyrave të kompanisë bëhen nga reklamat promovuese në kërkimin e rezultateve dhe platformës AdSense. (Telegrafi)