Sipas këtij raporti thuhet se iOS 8 është në 81 për qind të iPhone, iPad dhe iPod Touch, dhe kjo është hera e parë që iOS 8 ka arritur në nivel të shpërndarjes në pajisje që e kalon shifrën prej 80 për qind.
Ndërkaq, iOS 7 tani është në 17 për qind të të gjitha pajisje, ndërsa versionet më të vjetra të platformës mobile të Apple janë në vetëm 2 për qind të pajisjeve.
Shkalla e adoptimit të iOS 8 ishte më e ngadaltë se ajo e iOS 7. Shifrat e fundit mbulojnë periudhën deri 27 prill 2015. (Telegrafi)