Kompania amerikane tani ka lëshuar edhe raportin e shkallës së adoptimit të iOS 8, dhe versioni i fundit të platformës së saj mobile tani është në 52% të pajisjeve mobile të Apple.
Në shtator të këtij viti thuhej se shkalla e adoptimit të Apple iOS 8 kishte arritur në 46%, ndërsa shifrat e fundit sugjerojnë se prej asaj kohe, platforma e re e Apple është rritur me 6% shkallë të përdorimit.
Adoptimi i versionit të ri të iOS ishte ngadalësuar, kryesisht për shkak të lëshimit të iOS 8.0.1, i cili shkaktoi një sërë çështjesh për pronarët e iPhone dhe iPad, dhe Apple shpejt e tërhoqi këtë version nga tregu.
Ndërsa që prej lirimit të iOS 8.1 javën e kaluar, duket se shkalla e adoptimit të iOS është përshpejtuar përsëri, pasi në këtë përditësim Apple i ka rregulluar disa çështje të mëparshme dhe ka shtuar edhe tipare të reja, sikurse Apple Pay. (Telegrafi)