Site icon Telegrafi

iOS 8 në 20% të pajisjeve të Apple

Lajmi është bërë i ditur nga Mixpanel, të cilët kanë qenë duke e përcjellur shkallën e adoptimit të iOS 8.

Sipas raportit thuhet se Apple iOS 8 është versioni më i suksesshëm i kompanisë, edhe pse i njëjti nuk ka kaluar pa probleme menjëherë pas lansimit, dhe Apple e ka larguar aplikacionin e shumë-përfolur HealthKit nga dyqani i saj i aplikacioneve.

Gjithashtu, edhe përdoruesit e iPhone 4S kanë raportuar se kanë probleme me performancën e telefonit, pas përditësimit me iOS.
iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë filluar të shiten në të gjithë botën, dhe këto dy modele të reja të iPhone pritet të jenë më të suksesshmet deri më tani nga Apple. (Telegrafi)
 

Exit mobile version