Telegrafi

iOS 8.1 besohet se do ta sjell edhe Apple Pay

Sipas këtyre burimeve thuhet se iOS 8.1 do të përmbajë një kod të fshehtë, i cili do t’ia mundësojë Apple Pay të lëshohet si version privat beta i iOS 8.1.

Më tej thuhet se lansimi publik i iOS 8.1, që do të bëhet kah mesi i muajit tetor, do të sjell edhe përmirësime tjera në shërbimet e Apple.

Më herët ishte thënë se iOS 8.1 do të shtojë shumë funksione të reja në aplikacionin e saj të hartave të njohur si Apple Maps.
Vonesat në lansimin e shërbimit të ri të Apple për pagesa, Apple Pay thuhet se po bëhen për shkak se kompania është duke synuar që ky shërbim të jetë i përkryer, pas lansimit, që fillimisht do të ndodhë në SHBA. (Telegrafi)