Telegrafi

iOS 7 tani në 80 për qind të pajisjeve të Apple

Ndërsa Apple tani e ka përditësuar raportin e saj për distribuimin e sistemit të saj operativ, dhe kësaj radhe është thënë se iOS 7 tani mbështet 80 për qind të gjitha pajisjeve aktive të Apple në treg.

Kjo nuk vlerësohet një rritje e madhe e adoptimit me iOS 7, kur dihet se kjo përqindje në muajin dhjetor ishte e përafërt me 78 për qind.

Edhe pse me rritje të vogël të shpërndarjes në pajisje të Apple, iOS 7 sot mbetet sistemi operativ më i famshëm në botë.
Përveç iOS 7, Apple ka publikuar edhe shifrat e përdorimit të iOS 6, i cili aktualisht është në 17 për qind të totalit të pajisjeve të bazuara në iOS. / Telegrafi /