Telegrafi

iOS 7 i instaluar në numër rekord!

Krahasuar me vitin e kaluar, versioni beta i sistemit të ri operativ është shkarkuar nga numër rekord i pajisjeve. 
Më 1 korrik, 0.28 për qind e tabletëve iPad të cilat kanë vizituar faqen kanë pasur të instaluar iOS 7.

Ndërsa, numri i iPhone-ëve të instaluar me iOS 7 është rritur me 0.77 për qind. Të dy shifrat tregojnë rritje të vizitave nëse i krahasojmë ato me iOS 6.

Këta numra edhe njëherë e konfirmojnë statistikën e kompanisë Chitika e cila thotë se numri i shkarkimeve të iOS 7 është pothuajse dy herë më i madh, se sa ai ii OS 6.

Për momentin, për ta shkarkuar versionin beta të iOS 7 duhet të jeni të regjistruar si zhvillues i aplikacioneve në Apple. / Telegrafi /