Telegrafi

iOS 6 sjell përmirësime për aplikacionet e iPhone 5

Verzioni i ri do të del dy ditë para daljes së iPhone 5 më 19 shtator. Gjithashtu, Apple ka lëshuar verzionin final e iOS 6 për dizajnuesit, iOS 6 Golden Master.

iOS 6 vjen me shumë risi në dizajnimin dhe funksionimin e aplikacioneve të mëparshme dhe atyre të reja të Apple. Maps është përmirësuar dukshëm. Disa nga opsionet e reja që ofron aplikacioni janë “traffic info” që njofton përdoruesit mbi të dhënat reale të komunikacionit dhe “flyover” si udhërrëfyes 3D dhe i bazuar në foto reale të metropoleve botërore.

Një tjetër risi është aplikacioni Passbook i cili të mundëson ruajtjen e të gjitha biletave ose faturave të ndryshme në telefon, duke lehtësuar mbajtjen e tyre në një vend dhe qasjen e lehtë në rast nevoje.

Apple iOS 6 do të jetë i përdorshëm në iPhone 3GS, iPhone 4 dhe 4S dhe do të vij i instaluar në iPhone 5. Gjithashtu, do të jetë i gatshëm për përdorim edhe për iPad dhe iPad 2, si dhe për gjeneratën e katërt të iPod Touch. /Telegrafi/