Telegrafi

iOS 6 për 24 orë arrin në 15 për qind të pajisjeve

Në krahasim me iOS 5, i cili ishte i përdorur në 20 për qind të të gjitha pajisjeve iOS, sistemi i ri është adaptuar shumë më shpejt dhe më mirë se ai i kaluari.

Ndërsa, sistemi operativ i fundit nga Samsung, JellyBean mund të gjendet vetëm në 1.5 për qind të pajisjeve, pas dy muajve të daljes në treg.

iOS 6 vjen me rreth 200 tipare të reja, të cilat përfshijnë ridizajnimin e aplikacionit Maps i cili vjen edhe si zëvendësim i programit të kaluar të Google Maps, aplikacione plotësisht të reja si Passbook, program i cili mundëson ruajtjen e të gjitha biletave, faturave dhe dokumenteve të rëndësishme në një vend, si dhe përmirësimi i aplikacionit Siri, me sugjerime të reja nga zëri robotik. 

Sistemi i ri operativ, iOS 6 ka qenë i gatshëm për dizajnuesit me muaj të tërë, por nuk ishte i përfunduar mirë deri javën e kaluar kur ata bën përmirësimin e fundit. 

Megjithatë, sistemi operativ duket se ende ka nevojë për përmirësim pasi që prej daljes së tij, kemi dëgjuar ankesa të shumta mbi funskionimin e programit. Duket se duhet të presim deri në një version "të rregulluar" të iOS 6. /Telegrafi/