Telegrafi

iOS 6 në 93 për qind të iPhone

Raporti i ri i Chitikia thotë se versioni i sistemit të fundit operativ të Apple, iOS 6 tani është në 92.7 për qind të modeleve të ndryshme të iPhone, ndërsa raporti i njëjtë ka dhënë detaje edhe për iPad, ku thuhet se 82.9 për qind e iPad-ëve mbështeten në iOS 6.
Përdoruesit e iPhone janë më të prirur ta përditësojnë sistemin e tyre operativ, në krahasim me ata të iPad, pasi që shumica e përdoruesve të iPad ende përdorin versionin 5. 
Njëra prej arsyeve pse mund të jetë kështu është se shumica e përmirësimeve që sjell iOS 6 lidhen me telefoninë mobile, dhe shërbimet mobile në përgjithësi (Facetime, turn-by-turn GPS etj). / Telegrafi /