Telegrafi

iOS 5

Me lansimin e iOS 5 thuhet se vijnë më shumë se 200 funksione të reja në pajisjet e famshme të kompanisë Apple. 

 

iOS 5 është version kompatibil me pajisjet si iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPod Touch të gjeneratës së tretë, iPad dhe iPad 2, dhe do të dal në shitje nga dita e premte. 

Disa prej karakteristikave të reja që vijnë me iOS 5 përfshijnë Notification Center, iMessage, Newsstand, Reminders, integrimi me Twitter dhe shumë më shumë se kaq. / Telegrafi /