Telegrafi

iOS 5 gjatë javës, iPhone 5 në tetor!

 

Nëse bazohemi në këtë raport, atëherë kjo do të thotë se prodhuesit e harduerit të cilët janë duke punuar për telefonin e ri të Apple, iPhone 5, do ta kenë versionin Gold Master të  iOS 5 menjëherë pas datës 23, dhe pastaj ata do të kenë kohë deri më 5 tetor që të marrin pranimin teknik të Apple.

 

Kjo do të thotë se iPhone 5 do të mund të paraqitet në treg menjëherë pas datës 5 tetor, datë kjo e cila përputhet me ato që janë përfolur deri më tani. 

 

Ky raport gjithashtu përputhet me lajmin se Apple do ta publikonte zyrtarisht lajmin më vonë gjatë muajit shtator, ndërsa paraqitja e iPhone 5 në treg do të ndodhë në fillim të muajit tetor. / Telegrafi /