Apple kanë qenë gjithmonë krenar si një kompani e fokusuar në privatësinë dhe gjatë gjithë këtyre viteve, kompania ka bërë ndryshime në platformën iOS që përpiqet të mbajë intimitetin e përdoruesve të saj të paprekur, duke i mbajtur të informuar për atë që po ndodh.
Për shembull, do të ketë një ikonë në shiritin e statusit që tregon kur një aplikacion ndjek vendndodhjen tënde.
Megjithatë, duket se me iOS 13, Apple do të qojë privatësinë në nivelin e ardhshëm jo vetëm duke treguar se cilat aplikacione po ju ndjekin, por edhe vendin ku ju kanë ndjekur.
Për shembull, në foton më sipër, ekrani shfaq një kërkesë për leje ku iOS 13 do të kërkojë nga përdoruesi nëse duan të lejojnë një aplikacion të vazhdojë të ndjekë vendndodhjen e tyre edhe në sfond.
Opsioni gjithashtu vjen me një hartë të vogël paraprake në të cilën ajo tregon se ku aplikacioni ka ndjekur vendndodhjen tënde.
Në këtë rast, aplikacioni në fjalë është aplikacioni Tesla që ka kuptim që do të ndjekte vendndodhjen tuaj pasi që është i lidhur me makinën përkatëse.
Kjo gjithashtu do të thotë se nëse një aplikacion ka ndjekur vendndodhjen tuaj kur nuk mendoni se duhej, atëherë e dini se diçka nuk është në rregull. /Telegrafi/