Telegrafi

iOS 13 konfirmon se 3D Touch do të hiqet në iPhone-ët e ardhshëm

Sipas disa thashethemeve të vazhdueshme, Apple mund të heqë 3D Touch nga iPhone-ët e ardhshëm.

Është vërtetuar se ato thashetheme mund të jenë të vërteta, sepse sipas raporteve, ata që kanë marrë versionin beta të iOS 13 kanë zbuluar dëshmi se 3D Touch është hequr nga pajisjet e ardhshme.

Ky është gjithashtu një lajm i keq pasi ndoshta do të përfundojë duke mbyllur funksionalitetin për pajisjet ekzistuese që kanë 3D Touch.

Nuk është për t’u habitur që Apple është duke hequr 3D Touch.

Tipari, i cili ka pasur shumë potencial, nuk është treguar i suksesshëm.

Kjo është për shkak se nuk kishte asnjë mënyrë të qartë për të ditur nëse një aplikacion mbështeste 3D Touch, që do të thotë se shumica e përdoruesve ndoshta vetëm do të kishin injoruar ose neglizhuar funksionin. /Telegrafi/