Kryetari i Rumunisë,Klaus Iohannis tha se NATO duhet të vazhdojë me politikën “Dyer të hapura” dhe shtoi se Rumunia do të përkrahë vendimin që Republika e Maqedonisë të ftohet të fillojë me bisedimet për anëtarësim me NATO-n.
“Duhet të vazhdojmë me politikën e dyerve të hapira. Rumunia plotësisht e përkrah vendimin që t’i jepet Maqedonisë Veriore ftesa për anëtarësim”, theksoi Kryetari i Rumunisë Klaus Iohannis, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se është e domosdoshme qasja “qasja e unifikimit dhe planifikimi i mbrojtjes të krahut të lindjes”.
Përndryshe, pas përfundimit të Samitit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg, tha se kanë vendosur që Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e NATO-s vetëm pas zbatimit të plotë të marrëveshjes me Greqinë./Telegrafi/