Simone Inzaghi ishte në një takim me drejtuesit e Interit gjatë natës pas humbjes së mjerueshme ndaj Monzas, ku thuhet se iu dha një ultimatum.
Nerazzurrët nuk patën një mbrëmje të mirë në Giuseppe Meazza të shtunën mbrëma, duke rënë në një humbje 1-0 nga Monza pas golit të Luca Caldirola në minutën e 78-të.
Humbja ishte e katërta e Interit në pesë ndeshjet e fundit në Serie A, duke i lënë ata në një pikë të vështirë, ndërsa gara për një përfundim në vendet që dergojnë në Ligën e Kampionëve vazhdon të jetë e nxetë.
Presioni po vazhdon të rritet mbi Inzaghin, i ndihmuar vetëm nga fitorja e parë e Interit ndaj Benficas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Milanezët janë gjithashtu ende në garë për Kupën e Italisë, duke barazuar Juventusin 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve.
Sipas Calciomercato.com, disa nga drejtuesit e Interit patën një takim të gjatë me Inzaghin pas humbjes nga Monza, me anëtarë si Steven Zhang, Beppe Marotta, Piero Ausilio, Dario Baccin dhe Alessandro Antonello të gjithë të pranishëm.
#Inter, #Inzaghi a colloquio con #Zhang e la dirigenza fino a notte fonda: ecco cosa si sono detti https://t.co/s7ourU62Jl pic.twitter.com/DqSwQAxE7U
— calciomercato.com (@cmdotcom) April 16, 2023
U diskutua humbja nga Monza dhe situata e skuadrës, si dhe përplasja vendimtare në Ligën e Kampionëve me Benfican. Inzaghi nuk u largua nga stadiumi deri pas mesnate, i ndjekur gjysmë ore më vonë nga presidenti Zhang dhe drejtuesit tjerë.
Plani është të ecë përpara me Inzaghin, pavarësisht zhgënjimeve nga tifozët, por e ardhmja e tij është e lidhur qartë me ndeshjen e dytë kundër Benficas dhe sigurimin e top katërshes në Serie A, një ultimatum që Interi e bëri të qartë. /Telegrafi/