Telegrafi

Inzaghi: Treguam pjekuri si ekip, na vlen kjo fitore për vazhdimësi

 Interi ka arritur të marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Spezia me rezultat 1-3.

Për Neroazzurët kjo ishte fitorja e tretë radhazi duke konfirmuar formën shumë të mirë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Simone Inzaghi që ka mbetur shumë i kënaqur nga ajo që kanë treguar futbollistët e tij.

“Mendoj që ka qenë një fitore me maturi dhe që na vlen shumë për vazhdimësinë e kampionatit. Ishim të vetëdijshëm se nuk do të ishte e lehtë”.

“Në pjesën e parë ishim disi të bllokuar, derisa 10 minutat e para të pjesës së dytë nuk më kanë pëlqyer. Gjithsesi ishte njëfitore e rëndësishme për rrugëtimin dhe objektivat që kemi”, tha Inzaghi.

Lexo po ashtu Interi vazhdon me fitore, triumfon në udhëtim te Spezia

Pas këtyre tri pikëve, Interi rikthehet në krye të Serie A me 69 pikë të grumbulluara, një më shumë se Milani.

Ndeshjen e ardhshme Interi do ta ketë një përballje shumë të vështirë, pasi pret Romën në San Siro/Telegrafi/