Telegrafi

Inzaghi shënon sërish, Milani kësaj here humb

Milani barazoi me LA Galaxy në ndeshjen e parë të turneut amerikan ditë më parë, ndërsa në takimin e dytë e përkeqësoi gjendjen edhe më shumë, duke pësuar humbje.

Pasi e pa veten në disavantazh pas 55 minutash lojë me anë të golit të Esqueda, Milani arri të barazojë rezultatin pas 10 minutash tjera, falë sulmuesit veteran Filippo Inzaghi, që shënoi golin e dytë në po aq ndeshje.

Milani nuk arriti të gjejë golin e fitores, por as të ruajë rrjetën e vet, pasi pësoi gjashtë minuta para fundit të ndeshjes nga Marquez.

Milani do të takohet me ish-trajnerin e klubit, Carlo Ancelottin, gjatë të shtunës, kur do të përballet në një miqësore me Chelsean, që po ashtu është në SHBA për para-sezon.