Telegrafi

Inzaghi: Roma është favorit, por nuk jemi rastësisht këtu

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, e ka pranuar se Roma është favorit për Derby della Capitale, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Të mërkurën zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale midis dy klubeve kryeqytetase, ndërsa fituesi do të luajë në finalen e 2 qershorit (kundër ekipit që triumfon në përballjen ndërmjet Juventusit dhe Napolit).

“E dimë se më kë përballemi, kam respekt të madh për Romën dhe Luciano Spallettin”, ka deklaruar Inzaghi në konferencën për shtyp.

“Megjithatë, për nesër kam shumë besim në skuadrën time, lojtarët janë të fortë dhe të bashkuar. Nuk jemi në gjysmëfinale apo në kuotën e 50-të pikëve në Serie A, rastësisht”.

“Nesër do të përpiqemi ta zhvillojmë lojën tonë, duke e ditur se duhet të mendojmë për 180 minuta”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Allegri te Arsenali, Spalletti te Juve?