Telegrafi

Inzaghi pasi fitoi Supekupën e Italisë: Lazio bëri diçka magjike ndaj Juventusit

Simone Inzaghi (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Simone Inzaghi ka thënë se Lazio bëri diçka magjike ndaj Juventusit për ta fituar kështu Superkupën e Italisë.

Skuadra nga qyteti i Romës fitoi 3-1 në finalen që u zhvillua në Arabinë Saudite, por duke marrë kështu edhe fitoren e dytë ndaj Zonjës së Vjetër brenda pak ditësh.

“Ne bëmë diçka magjike, ta mposhtësh Juventusin dy herë brenda pak ditësh është e pabesueshme”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Lazio e Thomas Strakoshës mposht Juventusin dhe fiton Superkupën e Italisë

“Mendoj se ishte një fitore mëse e merituar, ndaj një skuadre të fortë dhe këta djem e merituan fitoren”, ka shtuar Inzaghi.

Lazio është aktualisht në vendin e tretë në Serie A pas tetë fitoreve radhazi dhe shihen si konkurrentë për titullin e ligës. /Telegrafi/