"Fakti që luajmë në fushën tonë është një avantazh shumë I madh që mund të na shtyjë drejt suksesit. Atmosfera e zjarrtë dhe tifozët mund të na ndihmojnë shumë. Nuk kemi asgjë për të humbur, duhet ta shfrytëzojmë entuziazmin e javëve të fundit".
Në dy javët e para të Serisë A, Milani ka grumbulluar pikë të plota, por në sfidën e fundit në Tardini u pa qarte që në fazën mbrojtëse kuqezinjtë kanë shumë për të rregulluar.
"Janë disa problematika që nuk mund të zgjidhen brenda një apo dy muajsh. Nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshje, sikurse nuk mund ta harrojmë nga jemi nisur. Unë jam shumë I kënaqur, por duhet të përmirësohemi dhe unë e di që mund t’ia dalim.”
Pyetja që shtrohet në kampin milanist është: Kush do të luajë në sulm?
"Torres është një profesionist e madh, unë e shoh shumë të karikuar. Edhe Stephan është mirë, por më duhet ta vlerësoj gjendjen e tyre nëse janë gati për këtë ndeshje. Do të konsultohem me bashkëpunëtorët e mirë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për t’i bërë keq mbrojtjes së Juves. Ndoshta do të ishte më mirë që ndaj Juventusit të luanim pas një muaji."
Më pas Superpippo foli për marrëdhëniet e tij me Allgerin, përplasjet me të cilin nuk kanë munguar kur të dy punonin për Milanin.
"Kemi pasur disa mosmarrëveshje, por që i kemi sqaruar. Tani shohim përpara dhe mendojmë vetëm për ndeshjen. Unë vjedh diçka nga çdo trajner, por në fund të fundit duhet të jesh vetvetja. Allegri është një teknik shumë i përgatitur dhe e di që do të na e bëjë jetën të vështirë. I uroj më të mirën, sigurisht pas kësaj mbrëmjeje.”/SP/Telegrafi/