Site icon Telegrafi

Inzaghi i lumtur me fitoren e gjashtë radhazi të Interit

Interi ka marrë një tjetër fitore, të gjashtën radhazi në kampionatin italian Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë triumfuan në udhëtim te Salerntiana me rezultat të thellë 0-5 duke konfirmuar formën fantastike që janë duke kaluar.

Në fakt Neroazzurët nuk dinë për humbje në 10 takimet e fundit dhe tanimë janë në krye të tabelës së klasifikimit.

Pas fitores ndaj Salerntianas, ka folur edhe trajneri Simone Inzaghi, duke thënë se përkundër ndryshimeve që kanë bërë janë paraqitur shumë mirë.

“Këto ndeshje në letër duken të lehta, por nuk është ky rasti. Djemtë patën të njëjtën sjellje nga fillimi, unë bëra ndryshime dhe ju as nuk e dalloni për shkak se të gjithë djemtë rriten njëlloj”.

“Kemi përpara ndeshjen e nëntë në 25 ditë dhe duhet të shtrëngojmë dhëmbët edhe një herë para pushimit të Krishtlindjes”.

“Mendoj se ne gjithmonë kemi luajtur futboll të mirë, por me angazhimin në Ligën e Kampionëve kemi lënë pikë rrugës. U paraqitëm mirë për ta mbajtur kokën lart dhe u kthyem në krye të tabelës. Tani duam ta mbajmë atë pozicion”.

“Djemtë nuk u ndalën kurrë, veçanërisht ata që grumbulloheshin me kombëtaret dhe bënin udhëtime të gjata. Kemi nevojë për pushimin, kështu që të gjithë mund të mbushin sërish bateritë”, deklaroi Inzaghi.

Në ndeshjen e radhës, Interi do të përballet me Torinon të mërkurën e 22 dhjetorit. /Telegrafi/

Exit mobile version