Telegrafi

Inzaghi i kënaqur me ‘rezervistët’ në fitoren e thellë në Ligën e Kampionëve

Interi ka marrë fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, teksa ka mposhtur me lehtësi skuadrën serbe Crvena Zvezda me rezultat të thellë 4-0.

Trajneri Simone Inzaghi ka mbetur i kënaqur nga ajo që dhanë futbollistët në fushë, përkundër se kishte bërë një rotacion.

“Ekipi ishte i mirë, ne luajtëm një lojë serioze kundër një kundërshtari që përfundoi duke luajtur një lojë thjesht në mbrojtje. Gjithçka ishte në rregull, një fitore që donim të vazhdonim me paraqitjen e mirë në Manchester. Sot mora përgjigje të rëndësishme nga djemtë, jemi të kënaqur”, tha Inzaghi.

Ai foli edhe për dy sulmuesit rezervë, Taremi dhe Arnautovic të cilët ishin titullar në këtë sfidë.

“E thashë edhe para ndeshjes, duhet të bëj zgjedhje për të mirën e Interit, por mendoj se Taremi dhe Arnautovic e kanë merituar këtë mundësi dhe e kanë shfrytëzuar mirë. Kjo vlen edhe për lojtarët e tjerë që kanë luajtur më pak deri më tani. dha përgjigje të këndshme”.

“Sa gola duhet të shënojnë sulmuesit rezervë? Nuk mund t’ju them një numër të saktë, por ata duhet të na ndihmojnë shumë në çdo ndeshje që luajnë, pavarësisht nëse e marrin përsipër apo fillojnë nga fillimi. Sezoni është i gjatë. Unë i doja këta dy lojtarë dhe jam i kënaqur me punën që bëjnë çdo ditë”, tha Inzaghi. /Telegrafi/