Interi do të pres Spezian në xhiron e dytë të kampionatit italian Serie A.
Neroazzurët e nisën me fitore këtë edicion, ku triumfuan në udhëtim te Lecce me rezultat të ngushtë 1-2.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur para përballjes me Spezian duke thënë se futbollistët e tij e kanë përballuar mirë javën e parë.
Inzaghi u shpreh se ka në radhët e veta futbollistë shumë cilësorë dhe është i lumtur me grupin që ka në dispozicion.
“Djemtë e kanë përballuar mirë javën. Jemi munduar të përmirësohemi dhe kemi rikuperuar D’Ambrosio. Duhet të kemi shumë zgjidhje. Të shtunën e mbyllëm ndeshjen me katër sulmues”.
“Kam futbollistë shumë cilësorë në dispozicion dhe jam i lumtur për një gjë të tillë”, deklaroi Inzaghi.
Tutje trajneri italian tha se këtë edicion është kampionati shumë i luftuar kur të gjithë luajnë për të fituar.
Inzaghi e ka vlerësuar Spezian, pasi ka thënë se do të jetë një ndeshje e komplikuar, por që synojnë t’i marrin tri pikët.
“Është një kampionat shumë i luftuar, të gjithë luajnë për të fituar. Ndaj Speizas do të jetë një ndeshje e komplikuar, pasi ata janë në formë dhe ka fituar si në kampionat dhe në kupë. Gotti është i përgatitur dhe lë shenjën e tij në skuadrat e tij”, ka përfunduar trajneri italian. /Telegrafi/