Filippo Inzaghi beson se Juventusi e meriton trofeun e Ligës së Kampionëve.
Pas fitores së mbrëmshme ndaj Barcelonës, në një intervistë për mediat italiane ish- sulmuesi i Milanit dhe Juventusit shprehet se bardhezinjtë kanë shanse të mëdha për të triumfuar në këtë garë.
Ndërkohë Inzaghi nuk ka kursyer elozhet për sulmuesin Paulo Dybalan, i cili mbrëmjen e djeshme shënoi dy gola.
“Unë në karrierën time i kam shënuar vetëm një gol Barcelonës, ndërsa Dybala megjithëse është 23 vjeç i shënoi dy gola brenda natës. Të dy golat ishin njëri më i bukur se tjetri, ndërsa më duhet të nënvizoj se nuk arrij ta konceptoj se si mbrojtësit e Barcelonës i lënë aq shumë hapësirë një sulmuesi si ai. Paolo është një ‘vrasës’ të cilit nëse i lihet hapësira më e vogël të ndëshkon”.
“Përgëzime Juventusit për fitoren sepse realisht është skuadra që meriton të fitojë këtë trofe. Kjo ishte një fitore shumë e vyer pasi lëshon sinjale se Juventusi nuk ka frikë nga askush, por në të njëjtën kohë shanset që të fitojë Ligën e Kampionëve janë akoma edhe më të mëdha me një Dybala në super-formë”, u shpreh ai.