Simone Inzaghi ka dal në konferencë për shtyp para ndeshjes me Interin, ku për kundërshtarët ka thënë se janë të plagosur dhe duhet të përfitojnë.
Trajneri i Lazios ka thënë se skuadra është në një formë mjaft të mirë dhe gati për t’u përballur me Interin.
“Interi është i plagosur, por kjo nuk do të thotë që t’i nënvlerësojmë, sepse kanë shumë kampionë në fushë, të cilët mund të të ndëshkojnë në çdo moment”.
“Është një sfidë mjaft e rëndësishme, përballë njërit prej rivalëve direkt për një vend në Ligën e Kampionëve, por jo vendimtare, pasi ka mbetur ende edhe faza e dytë për t’u diskutuar”.
“Gjendja e futbollistëve është e mirë, përveç Caicedos, që pas dëmtimit me Fiorentinën, do të mungojë në këtë takim dhe mund të rikthehet vetëm pas mesit të janarit”, deklaroi Inzaghi.
Simone Inzaghi ka folur edhe për portierin shqiptar, Thomas Strakosha.
“Strakoshën e njoh prej kohësh dhe forma e tij nuk më befason. Ai punon shumë çdo ditë dhe tani është shndërruar në një garanci për ne”.
“Nëse dëshiron të luftosh për objektiva të rëndësishëm, atëherë të duhen profesionistë në çdo repart”, ka thënë Inzaghi.