Telegrafi

Inzaghi: Interi e ka të detyruar të përfundojë në top katërshe

Simone Inzaghi ka thënë se Interi i tij është ‘në një moment të mirë’ në një fazë vendimtare të sezonit dhe ndihet krenar për skuadrën e tij pas fitores 6-0 ndaj Hellas Veronës.

Nerazzurrët arritën në një fitore të sigurt në ndeshjen kundër Verona mbrëmjen e së mërkurës, duke marrë një tjetër tre pikësh të rëndësishëm në përpjekjen e tyre për një përfundim në top katërshe.

Golat erdhën nga Hakan Calhanoglu, Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez, duke i dhënë skuadrës një shtytje kyçe përpara ndeshjes së tyre të domosdoshme me Romën në Olimpico.

Lexo po ashtu Interi nëpërkëmb Veronan në triumfin që e mban në top katërshe

Interi po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të dekadës, ku do përballet me Milanin në Derby della Madonninan e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Duke folur për Sky Sports Italia, Inzaghi reagoi fillimisht për fitoren 6-0 të Interit ndaj Hellas Verona, ndërsa më pas preku luftën e ekipit për top katërshe.

“Le të themi se jemi në një moment të mirë, po luajmë mirë dhe po materializojmë. Kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm dhe tani po vijnë rezultatet. Jam i lumtur, por duhet të vazhdojmë”, ka thënë fillimisht Inzaghi.

“Për më pak se 72 orë do të jemi në Romë dhe duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Sonte djemtë bënë shumë mirë kundër një skuadre që kishte humbur vetëm nga Fiorentina në shtëpi në vitin 2023”.

“Ne kemi detyrimin të futemi në top katërshe dhe e dimë që programi ynë nuk është i lehtë, si dhe se grackat janë afër. Do të kemi një fund intensiv, por me këtë frymë dhe këtë organizim jemi të kënaqur me këtë moment”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/